image Pfizer dhe BioNTech thonë se analiza përfundimtare tregon se vaksina e koronavirusit është 95% efektive

Shëndetësi

Pfizer dhe BioNTech thonë se analiza përfundimtare tregon se vaksina e koronavirusit është 95% efektive

news image

Testimet e fundit të vaksinës kundër COVID-19 nga kompania “Pfizer” kanë treguar rezultate efektive prej 95 për qind.

Kjo kompani ka njoftuar se do të aplikojë për autorizim për përdorim emergjent për pak ditë, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Sinjali.

Për dy muaj, vaksina e prodhuar nga “Pfizer” në bashkëpunim me partnerin gjerman “BioNTech”, ka nxjerrë rezultate efikase në të gjitha moshat dhe te të gjitha grupet etnike, s’ka pasur asnjë efekt të madh anësor.

Kompania ka thënë se kjo nënkupton që imunizimi mund të funksionojë në gjithë botën.

Efekti te të moshuarit, mbi 65-vjeç, si grup më i rrezikuar nga virusi, ishte mbi 94 për qind.

Analizat finale dalin vetëm një javë pas rezultateve fillestare të testimeve që tregonin se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efikase.

Megjithatë, do të duhen disa muaj para se shitja e vaksinës të bëhet në gjithë botën. Fillimisht pritet që të kenë prioritet ekipet shëndetësore në SHBA./Gazeta Sinjali/