image Pezullohet përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës

Kosovë

Pezullohet përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës

news image

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka marrë vendim për pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës”.

Sipas njoftimit, arsye e pezullimit është mosrespektimi i nenit 15.1 për Ligjn e Ndërmarrjeve Publike ku thuhet se anëtarët e Bordit të Drejtorëve marrin mandat trevjeçar, derisa kryeshefi ekzekutiv pesëvjeçar.

Arsyeja tjetër është se Qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe është më se e arsyeshme që Qeveria e re të procedojë me emërimet e reja të drejtuesve të ndërmarrjeve publike. Për më tepër Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, muaj më parë ka kërkuar në vazhdimësi nga bordet e përkohshme, që të mos procedohet me rekrutimin dhe përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike”, thuhet në njoftimin e MEA-së. /Gazeta Sinjali/