image Nagip Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

Kosovë

Nagip Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

news image

Nagip Krasniqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka njoftuar Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut.

Konkursi për këtë pozitë ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur më 23 gusht të këtij viti.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të KEK sh.a njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm z.Nagip Krasniqi. Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe z. Nagip Krasniqi ka marrë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike. BPD bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me dt: 23.08.2021. Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë), ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike. Ky proces është mbështetur nga Partneri i jashtëm zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe është monitoruar nga përfaqësues të BIRN-it”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/