image Hapet konkursi për pozitën e kryeshefit të Inspektoratit Policor

Kosovë

Hapet konkursi për pozitën e kryeshefit të Inspektoratit Policor

news image

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka treguar se ka hapur konkurs për pozitën e kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas konkursit, kualifikimet të cilat kërkohen për pozitën e kryeshefit të IPK-së janë që kandidati fillimisht të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë diplomuar në një nga universitetet e pranuara në fushat që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike, të ketë të paktën tri vjet përvojë pune në pozitë të lartë menaxheriale në fushat që kanë të bëjnë me policinë, kriminalistikën, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike, të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë, të mos jetë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së IPK-së brenda dhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore, të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Gjithashtu, kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e kryeshefit të IPK-së, formularët për aplikim mund t’i marrin në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike ([email protected]) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Sipas njoftimi, konkursi për kryeshef të IPK-së është shpallur me 27 tetor, ndërsa do të jetë i hapur deri më 10 nëntor. /Gazeta Sinjali/