image Atasheja e ICITAP-it amerikan takohet me kryeshefin e IPK-së

Siguri

Atasheja e ICITAP-it amerikan takohet me kryeshefin e IPK-së

news image

Atasheja e ICITAP-it amerikan (Programi Ndërkombëtar për Trajnimin e Hetimeve Kriminale), Kimberly Riffe ka vizituar sot Inspektoratin Policor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Riffe bashkë me Shqipe Durgutin janë takuar me kryeshefin e IPK-së, Kushtrim Hodajn në objektin e IPK-së në Hajvali.

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe përfshiu edhe diskutimet për Planin Zhvillimor Strategjik të IPK-së 2022-2024 dhe planifikimet për aktivitetet e përbashkëta në vitin 2022 në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së“, thuhet në njoftim.

Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke përfshirë donacionet në pajisje të specializuara dhe trajnimet e avancuara në fushën e hetimit.

/Gazeta Sinjali/