image Pezullohen pagesat edhe për shërbimet e internetit

Kosovë

Ekonomi/ Pezullohen pagesat edhe për shërbimet e internetit

news image

Ministria e Ekonomisë, Punës, Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike  ka lëshuar një urdhëresë, e cila urdhëron të gjitha ofruesit e shërbimit dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike që të sigurojnë qasje të pandërprerë në komunikime elektronike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.           

Shërbimet elektronike të cilave duhet t’u jepet përparësi, sipas kësaj urdhërese, janë shërbime për thirrje emergjente, shërbimet për mësimin online, shërbimet e institucioneve të Republikës së Kosovës përmes internetit.       

Përmes kësaj urdhërese, operatorët elektronikë urdhërohen që të mos ua ndërpresin shërbimet klientëve edhe në rast se këta të fundit nuk i përmbushin detyrimet.

“Shërbimet e cekura në pikën 2 nuk mund të ndërpriten edhe nëse klienti nuk përmbush detyrimet. Kjo nuk domethënë se klienti lirohet nga detyrimet”, thuhet në urdhëresë.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e MEPITINIS, Rozeta Hajdari, lëshoi urdhëresë edhe për menaxhimin e çmimeve, si dhe për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik, për të cilat Gazeta Sinjali raportoi javën e kaluar. /Gazeta Sinjali/