image Arrestohet një person në Vërmicë, po kërkohej nga Policia

Siguri

Arrestohet një person në Vërmicë, po kërkohej nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arritur që sot në Vërmicë të arrestojë një person i cili ishte shpallur në kërkim.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur  se personi i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është I.T, 29-vjeçar.

Sipas burimeve, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të premten janë arrestuar edhe tre persona tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ata u arrestuan në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri.

/GazetaSinjali/