Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden, ka reaguar pas pezullimit të Federatës Ruse nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Biden ka thënë se pas mizorive të kryera në Ukrainë, Rusia nuk ka më vend në këtë Këshill.
Sipas tij, kjo u bë e qartë dje.
“Pas mizorive të shkaktuara në Ukrainë, Rusia nuk ka më vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Sot, e bëmë të qartë këtë gjë”, ka shkruar shkurt Biden.
Ndryshe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi dje për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime.