image Petrovci: Kurti është shumë larg opozitës, mos të kërkojnë këta zgjedhje se kanë me u zhduk

Bota e Yjeve

Petrovci: Kurti është shumë larg opozitës, mos të kërkojnë këta zgjedhje se kanë me u zhduk

news image

Aktori dhe Regjisori, Enver Petrovci së fundmi në një dalje televizive ka komentuar pak politikën dhe krerët e saj në vendin tonë.

Ai ka lartësuar lartë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenten e vendit Vjosa Osmani, për të cilët u shpreh se janë në rrugën e duhur politike dhe në të mirë të popullit.

“Për herë të parë e pashë një politikan që kishte qëndrim politik. A e din kush se ka mbështet? Ata që s’kanë guxu mos me e mbështet. Të gjithë mendojnë si ai [Kurti], por kurrë s’kanë pas forcë me bo atë që ka bo ai. [Opozita] absolutisht mendon si ai, këta s’kanë ambicie. Ky është shumë, shumë larg prej
tjerëve, edhe presidentja, na e ka çu Zoti. Mos të kërkojnë këta me dalë në zgjedhje se krejt kanë me u zhduk. Shumë shpejt do të jetë Kosova me dy parti e gjysmë. Edhe populli është bërë më i mençur politikisht”, u shpreh ai në T7.

/GazetaSinjali/