image Petkoviq: Vjosa Osmani fëmijë xheloz, po e kupton që Kosova po e humb mbështetjen ndërkombëtare - Sinjali

Petkoviq: Vjosa Osmani fëmijë xheloz, po e kupton që Kosova po e humb mbështetjen ndërkombëtare

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur sulm reagimin e të së hënës nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për Samitin e të Painkuadruarve.

Ai madje ka thënë se ky reagim vetëm se ka shpërfaqur nervozën e Osmanit, duke shtuar se Kosova po e humbet për çdo ditë mbështetjen ndërkombëtare, raporton Kosovo-online.

“Jam i nderuar që Osmani përcjell ngjarjet në Beograd, sepse në ditët e kaluara ajo mund të shihte se çfarë do të thotë reputacioni, mbështetja dhe suksesi diplomatik”, është shprehur Petkoviq.

Ajo si një fëmijë xheloz po sulmon Beogradin zyrtar përsëri”.

“Duke akuzuar zyrtarët në Beograd për krime, shpërfaq natyrën kriminale me anë të së cilës është krijuar shteti i rremë i Kosovës, liderët e së cilës mbahen sot në Hagë për krime monstruoze të së ashtuquajturës UÇK, ndaj serbëve dhe qytetarëve të tjerë”. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin