image Vuçiq: Kurti mendon se historia e njerëzimit ka filluar më 14 shkurt

Politikë

Vuçiq: Kurti mendon se historia e njerëzimit ka filluar më 14 shkurt

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar para Kuvendit të Serbisë për takimin që është zhvilluar në Bruksel ku është përballur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.  

Ai ka thënë se është çuditur me sjelljen e kryeministrit, Albin Kurti, i cili kishte thënë disa herë se nuk pranon marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në të kaluarën në dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka deklaruar se Kurti konsideron se qeveritë e kaluara të Kosovës kanë qenë të paligjshme dhe se të tilla janë edhe vendimet e tyre.

Ai ka thënë se Kurti mendon se  historia ka filluar me të.

“Shqiptarët pra përfaqësuesit e tyre Kurti dhe Bislimi disa herë e thanë që atyre nuk u intereson ajo çfarë ka nënshkruar qeveritë e kaluara në Prishtinë, sepse ata i konsiderojnë se janë vendime të paligjshme. Dhe i vetmi legjitimet se çfarë ka ndodhur në Kosovë për ta është 14 shkurti. Kam menduar që di gjithçka, por u habita dhe kam pyetur se çfarë është 14 shkurti. M’u kujtua se është Shën Valentini.”

Aty mësuam se 14 shkurti është dita më e madhe e njerëzimit që me 14 shkurt, Republika e Kosovës vendosi që Albin Kurti të drejtojë Qeverinë e Kosovës dhe nga aty gjithçka ndryshoi dhe gjithçka çka është nënshkruar ata nuk do e zbatojnë dhe ata dëshirojnë që të bisedojnë ndryshe dhe kërkojnë nga ne qe të pranojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq./Gazeta Sinjali/