image Petkoviq: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

Rajon

Petkoviq: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përveç zgjedhjeve, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai ka thënë se nëse nuk formohet Asociacioni atëherë serbët do të largohen nga institucionet në Kosovë, raporton Tanjug.

“Sa ka qenë fitorja e fortë dhe bindëse për Listën Serbe, le ta dinë të gjithë se e tillë e fortë do të jetë edhe përgjigja e popullit serb dhe Listës Serbe nëse nuk formohet Asociacioni. Nëse kjo çështje nuk ngrihet në tetor, do të jetë një përgjigje e fortë dhe bindëse. Serbët do të largohen nga gjitha institucionet në krahinën veriore”, ka thënë Petkoviq.

/GazetaSinjali/