image Petkoviq: Kurti është i rrezikshëm, ndërkombëtarët t’i kushtojnë vëmendje

Politikë

Petkoviq: Kurti është i rrezikshëm, ndërkombëtarët t’i kushtojnë vëmendje

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si një njeri të rrezikshëm.

Petkoviq tha se pret të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi nga mesi i nëntorit,  me theks të veçantë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti është njeri i rrezikshëm. Ne duhet t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve dhe një gjë e tillë pres të ndodh në gjysmën e dytë të nëntorit. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë formimi i Asociacionit”, deklaroi ai.

Duke folur për TV Pink, Petkoviq tha se Serbia po bën gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i kushtojë vëmendje asaj që po bën kryeministri, Albin Kurti. /GazetaSinjali/