image Petkoviq jep detaje për takimin e nesërm për targat

Politikë

Petkoviq jep detaje për takimin e nesërm për targat

news image

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka folur rreth takimit të Grupit Punues të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet nesër në Bruksel.

Temë e bisedimeve të këtij takimi janë targat e automjeteve dhe do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme.

Petkoviq shpjegoi se nuk do të jetë një takim i negociatorëve kryesorë në nivel teknik, por, thotë se bëhet fjalë për ekspertët, siç është rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar më 30 shtator, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Dhe kjo është për të formuar një grup punues të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe ku të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, janë të pranishme”, tha ai.

Petkoviq tha se të dyja palët do të kenë katër anëtarë në grupin punues, veçanërisht për çështjet e lirisë së lëvizjes, çështjet e targave.

Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, e cila është e nevojshme për të arritur një propozim për një zgjidhje që duhet të miratohet në një nivel të lartë më vonë”, u shpreh Petkoviq.

Takimin e nesërm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu./GazetaSinjali/