image Të enjten takohen në Bruksel grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Politikë

Të enjten takohen në Bruksel grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

news image

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, në të cilin do të diskutohen opsionet për një zgjidhje të përhershme, sa i përket kësaj çështjeje, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.”

Ky takimi është paraparë të mbahej sipas pikës tre të marrëveshjes për targa që u nënshkrua më 30 shtator të këtij viti mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel./Gazeta Sinjali/