image Petkoviq i "hakmerret" Osmanit për deklaratat rreth Ballkanit të Hapur: Politikanët nga Prishtina po gjykohen në Hagë për krime të tmerrshme

Politikë

Petkoviq i “hakmerret” Osmanit për deklaratat rreth Ballkanit të Hapur: Politikanët nga Prishtina po gjykohen në Hagë për krime të tmerrshme

news image

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë shkrime në rrjetin social Twitter teksa ka cituar presidenten Vjosa Osmani, referuar deklaratave të saj për Aleksandar Vuçiq rreth Ballkanit të Hapur, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ndër të tjera thotë se në Prishtinë fjalët paqe dhe bashkëpunim rajonal janë të panjohura.

”Vjosa Osmani nuk e humb rastin të sulmojë @avucic për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal. Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të ‘Ballkanit të Hapur’”, thotë Petkoviq, 

Gjithashtu ai vazhdon reagimin e tij, duke përfshirë në këtë debat edhe ish-krerët e UÇK-së.

”Lëre atë @VjosaOsmaniPRKS shikoni më afër biografitë e politikanëve nga Prishtina që po gjykohen në Hagë për krimet më të tmerrshme, sepse presidenti @avucic mund t’i japë asaj mësime se si të ruajnë paqen!”, përfundon Petkoviq.

/GazetaSinjali/