image Petkovic: Në Angli kurrë nuk do sanksionohej me karton të kuq ndërhyrja e Freuler

Futboll

Petkovic: Në Angli kurrë nuk do sanksionohej me karton të kuq ndërhyrja e Freuler

news image

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, kritikoi vendimin e arbitrit anglez Michael Oliver për të ndëshkuar me karton të kuq ndërhyrjen e Remo Freuler ndaj Gerard Morenos, transmeton Sinjali Sport.

Sipas tij, Oliver nuk do ta kishte nxjerrë kurrë kartonin e kuq nëse kjo do të ishte një ndeshje e Premier Leagues.

“Një karton i kuq i tillë të kushtëzon ndeshjen. Ishte vendim i ashpër. Në Angli, ndoshta jepet faull, por kurrë nuk ndëshkohet me karton të kuq ajo ndërhyrje. Lojtarët e mi janë heronjtë e sotëm, meritonin gjysmëfinalen. Lodhja ndikoi në serinë e penalltive”, deklaroi Petkovic.

“Të gjithë futbollistët janë heronj, është i jashtëzakonshëm fakti që ndeshja përfundoi me penallti. Të gjithë ishin të lodhur dhe i humbën penalltitë. Nuk u vë faj fare”, shtoi trajneri i Zvicrës. /Gazeta Sinjali Sporti/