image Peskov: Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial

Botë

Peskov: Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial

news image

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse shteti do të përballej me një kërcënim ekzistencial.

I pyetur nga CNN nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do ta konsideronte mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, Peskov tha:

“Ne kemi një koncept të sigurisë së brendshme dhe ky koncept është publik, ju mund t’i lexoni të gjitha arsyet e përdorimit të armëve bërthamore. Pra, nëse ka një kërcënim ekzistencial për shtetin tonë, atëherë [arsenali bërthamor] mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”.

Më 28 shkurt, Putin kishte njoftuar se ka vendosur në gatishmëri të posaçme fuqinë strategjike bërthamore të Rusisë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar më 22 mars se ka shenja të qarta se presidenti Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorimin e armëve kimike dhe atyre biologjike gjatë luftës në Ukrainë, raporton REL.

/GazetaSinjali/