image Pesë zëvendësime lejohen edhe për edicionin e ri në Serie A

Futboll

Pesë zëvendësime lejohen edhe për edicionin e ri në Serie A

news image

Pas pandemisë ishte marrë vendim që mund të bëhen pesë zëvendësime gjatë një ndeshjeje futbolli shkaku i lodhjes së lojtarëve.

Ky rregull do të vazhdojë të aplikohet edhe në sezonin 2021/22 në Serie A.

Pesë zëvendësime do të mundë të bëhen gjatë tri ndërprerjeve të ndeshjes, pa llogaritur zëvendësimet që bëhen pas pjesës së parë.

Ndërkohë, në rast se ndeshja shkon në vazhdime, që mund të ndodhë në Coppa Italia, atëherë skuadrat kanë të drejtë të bëjnë edhe një zëvendësim gjithsej gjashtë gjatë 120 minutave.

Në anën tjetër, ky rregull nuk do të vazhdojë të aplikohet më në Premierligën e Anglisë, që ka vendosur të mbajë rregullin e tri zëvendësimeve. /GazetaSinjaliSporti/