Klubi i Barcelonës në vitet e fundit ka bërë transferime të mëdha, por shumë nga transferimët e bëra kanë dal të dështuara.
Por, cilat janë top 5 transferimet më të dështuara në histori të Barcelonës?
1.Phillppe Coutinho
Pa dyshimi transferimi më I dështuar në histori të Barcelonës është Philippe Coutinho, transmeton Gazeta Sinjali.
Braziliani I kushtoi 145M euro Barcelonës por nuk arriti që të dëshmoj vetën në Spanjë dhe u huazua tek Bayern Munchen.
2.Alex Song
Në vitin 2012, Barcelona e transferoi Alex Songin nga skuadra e Arsenalit. Ai shihej si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets. Por, ai doli të jetë një transferim tejet i dështuar. Ai u largua duke mos lënë gjurmë.
3.Andre Gomes
‘E ardhmja e mesfushës’, ‘Zëvendësuesi i Xavi Hernandezit’, këto ishin disa epitetet që Gomes i mori kur erdhi tek Barcelona. Por, 35M e dhëna për të dolën të jenë një investim i keq.
Përveç që nuk tregoi performance të mira, ai bëri shumë gabime dhe u shëndrrua në njërin nga lojtarët më të urryer në Barcelonë.
4.Ibrahim Afellay
Të gjithë menduan se Barcelona e kapi ‘jack-pot’-in kur e transferoi Ibrahim Afellay. Holandezi përveç asistimi në ‘El Classico’, nuk do të mbahet mend për asgjë.
5.Arda Turan
Turku erdhu me shumë bujë. Priti 6 muaj që të debutoj me Barcelonën dhe prapë se prapë dështoi. Turan u huazua në Turqi. Por, as atje nuk gjeti qetësi. Ai vazhdon të jetë lojtar I Barcelonës por vetëm me letra./Gazeta Sinjali/