image Pesë të vdekur dhe 280 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Rajon

Pesë të vdekur dhe 280 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.

Tutje, bëhet e ditur se nga 3 mije e 929 testime, janë regjistruar 280 raste të reja me virusin korona.

Ndërsa 156 pacientë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe numri i rasteve aktive është 4 mijë e 832.

Deri më tani, janë bërë gjithsej 1 milionë e 574 mijë e 100 teste të COVID-19 në vend. Kurse numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 223 mijë e 211 nga të cilët 7 mijë e 904 kanë vdekur.

/GazetaSinjali/