Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë në rrugën Milloshevë – Trudë, me ç’rast është bllokuar edhe rruga. Ky aksident më saktësisht ka ndodhur në fshatin Raskovë të Obiliqit, rreth orës 16:30.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se bëhet fjalë për një vetaksident dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, ka thënë Ahmeti.