image Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Siguri

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

news image

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë problem në shoqërinë tonë, ku në shumicën e rasteve viktima të dhunës janë femrat, shkruan Gazeta Sinjali.

Pesë raste të tilla kanë ndodhur përgjatë 24 orëve në Kosovë, ku në Obiliq gjatë ditës së djeshme një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj me të cilin ajo bashkëjeton. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari për këtë sulm gjendet në arrati.

Gjatë ditës së djeshme një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një burrë është arrestuar pas një mosmarrëveshje me gruan e tij.

Viktimë e dhunës në familje në shumicën e rasteve janë gratë. Rast i tillë ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një person pas një zënke verbale ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari për këtë sulm është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Gjakovë ku gjatë ditës së djeshme tri femra janë arrestuar pasi që kishin shkaktuar dhunë në familjen e tyre.

Është arrestuar një person në Leposaviq pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij, i pas arrestimit ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. /GazetaSinjali/