image Disa propozime për stilim të fundit të lëkurës për këtë sezon

Modë & Stil

Modë/ Disa propozime për stilim të fundit të lëkurës për këtë sezon

news image

Fundet e lëkurës janë hit absolut i këtij sezoni.

Të gjitha modelet nga lëkura janë shumë të popullarizuara këtë sezon, kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm.

Me këtë pjesë rrobash në rol kryesor çdo veshje, pa dilemë, do të vërehet.

Të gjitha damat janë çmendur pas këtij fundi shumë mbresëlënës, andaj gjithnjë e më shpesh i shohim në rrugë.

Këto funde mund të kombinohen në mënyra të shumta, ndërkaq ne po ju sjellim disa propozime të cilat mund t’ju shërbejnë si inspirim për veshjen tuaj të ardhshme.

Victoria Beckham ka bërë kombinimin për dhjetëshe të pastër. Trikoja, çizmet e gjata dhe fundi i lëkurës janë më se të qëlluara.

https://www.instagram.com/p/B54tEAfFupe/?utm_source=ig_embed

Fundi i lëkurës duket shkëlqyeshëm i kombinuar me çorapet me print, të cilat gjithashtu janë trend i këtij viti.

https://www.instagram.com/p/B551GJGFO5n/?utm_source=ig_embed

Fundet me prerje A edhe këtë vit janë shumë të popullarizuara. Në kombinim me këmishën e bardhë klasike bëjnë një veshje të shkëlqyeshme.

https://www.instagram.com/p/B558CVQnACq/?utm_source=ig_embed