image Italia e Greqia lehtësojnë kufizimet COVID në prag të sezonit turistik

Rajon

Italia e Greqia lehtësojnë kufizimet COVID në prag të sezonit turistik

news image

Italia dhe Greqia kanë lehtësuar masat kufizuese për COVID-19 në prag të pikut të sezonit turistik.

Autoritetit i aviacionit civil në Greqi bëri me dije të shtunën se do të heqë kufizimet për fluturimet kryesore ndërkombëtare.

I vetmi rregull për pasagjerët do të jetë mbajtja e maskës në aeroport dhe zonën e pritjes.

Deri tani pasagjerëve u është kërkuar që të paraqesin certifikatë vaksinimit ose test negativ.

Italia nuk do të kërkojë më pasaporta për shëndetin për të hyrë në restorante, kinema dhe vende të tjera.

Italia gjithashtu ka zbutur masat për përdorimin e maskës në vende të mbyllura duke lënë në fuqi këtë rregull për transportin publik dhe kinematë.

Ndonëse në Evropë është rikthyer jeta normale, zyrtarë të shëndetit publik kanë kërkuar maturi pasi virusi vazhdon ende të qarkullojë.

/GazetaSinjali/