Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mes dy automjeteve, sot rreth orës 15:00, në fshatin Peran të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/