image Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi në Kosovë

news image

Është konfirmuar shërimi i pesë të prekurve me koronavirus në Kosovës, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

“Sot më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/