image Pesë lojtarët më të shpejtë në Premier Ligë këtë sezon

Sport/ Pesë lojtarët më të shpejtë në Premier Ligë këtë sezon

news image

Premierliga është padyshim kampionati më interesant në futbollin evropian.

Skuadra të mëdha, me emra të mëdhenjë individual në përbërjen e tyre, kujdesën që të dhurojnë spektakël për adhuruesit e futbollit.

Secili lojtar në Premierligë ka karakteristika të ndryshme. Një nga statistikat që është publikuar së fundmi lidhet me lojtarët më të shpejtë në kampionatin anglez, deri në këtë pikë të sezonit.

Në mesin e pesë lojtarëve më të shpejtë në Premierligë këtë edicion bëjnë pjesë dy lojtarë të Manchester City; Kyle Walker dhe si befasi Phil Foden.

Më poshtë mund ti gjeni pesë lojtarët që regjistruan sprintat më të shpejtë deri në këtë pikë sezoni.

1: Caglar Soyuncu – 23.3 mph
2: Shane Long – 23.2 mph
3: Phil Foden – 23.1 mph
4: Kyle Walker – 22.9 mph
5: Bjorn Engels – 22.9 mph