Komuna e Kosovës sot ka shënuar edhe 75 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 73 numrin total të të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Pothuajse të gjitha komunat e Kosovës janë të prekura nga ky virus, përveç Novobërdës, Grabanicës, Ranillugës, Shtërpcës dhe Junikut, të cilat nuk kanë shënuar asnjë rast deri tash.
Të gjitha komunat e tjera janë të prekura me koronavirus, disa prej tyre nuk kanë asnjë rast aktiv.
Numri i rasteve aktiv me koronavirus në gjithë Kosovës është 1 mijë e 20, ndërsa numri i personave që kanë mposhtur koronavirusin është 1 mijë e 18./Gazeta Sinjali/