image Presidentja Osmani sot nis vizitat nëpër Komunat e Kosovës

Politikë

Presidentja Osmani sot nis vizitat nëpër Komunat e Kosovës

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të nis vizitat në komunat e vendit, me ç’rast do të qëndrojë në Gjilan.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani atje do të zhvillojë një sërë aktivitetesh, raporton Gazeta Sinjali.

Në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.

Gjatë vizitës në Gjilan, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitojë disa biznese.

/GazetaSinjali/