Janë disa gjëra për të cilat duhet të tregoni kujdes dhe duhet t’i shmangni në maksimum nëse nuk dëshironi të keni probleme shëndetësore.
Pak rëndësi ka vakti se kur i bëni këto gjëra, transmeton Gazeta Sinjali.
Ja cilat janë pesë gjërat që nuk duhet t’i bëni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim:
Të flini
Të flini pasi keni ngrënë, provokon një djegie të stomakut përgjatë gjithë natës.
Të pini duhan
Sipas studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies është e njëjtë me pirjen e dhjetë cigareve në të njëjtën kohë. Gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe mushkërive.
Të bëni dush
Kur bëni dush, trupi rrit qarkullimin e gjakut që mbërrin në duar, këmbë dhe trup, gjë që zvogëlon sasinë e rrjedhës së gjakut në stomak. Kjo dobëson sistemin tretës, duke shkaktuar joefikasitet, i cili mund të shkaktojë dhimbje në stomak.
Të pini çaj
Pirja e çajit pas një vakti ndërhyn në thithjen e hekurit. Acidi tanik në çaj lidhet me proteinat dhe hekurin në ushqimin, duke mos lejuar që trupat të korrin përfitimet e tretjes së tyre.
Të ngrëni fruta
Nëse hani fruta pas një vakti, fruti mbetet në stomak për një periudhë të zgjatur, duke shkaktuar mungesë tretjeje, urth dhe sëmundje të tjera./Gazeta Sinjali/