image Përveç Prishtinës, aksioni policor shtrihet edhe në këto komuna

Ekskluzive

Përveç Prishtinës, aksioni policor shtrihet edhe në këto komuna

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike që pritet të zhvillohet në disa qytete të Kosovës, e ku do të arrestohen mbi 20 persona, zyrtarë e qytetarë.

Sinjali mëson se përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.

Burimet e Sinjalit njoftuan se cak i aksionit aktualisht janë edhe këto komuna: Podujeva, Vitia, Fushë Kosova dhe Istogu.

Veprat për të cilat dyshohen personat që do të arrestohen sot janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”.

/GazetaSinjali/