image Këto janë veprat penale për të cilat dyshohen personat nën ‘mikroskopin’ e Krimeve Ekonomike

Ekskluzive

Këto janë veprat penale për të cilat dyshohen personat nën ‘mikroskopin’ e Krimeve Ekonomike

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike që pritet të zhvillohet në disa qytete të Kosovës, e ku do të arrestohen mbi 20 persona, zyrtarë e qytetarë. Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me këtë aksion.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se veprat për të cilat dyshohen personat që do të arrestohen sot janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie ryshfeti”. Përveç këtyre veprave, është edhe një vepër tjetër, të cilën Sinjali nuk do ta zbulojë për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim në mbarëvajtjen e këtij aksioni.

Operacioni do te shtrihet në tri rajone të vendit, ku cak do të jenë 7 komuna.

Në kuadër të aksionit do të zhvillohen edhe bastisje në hapësirat zyrtare, shtëpitë e personave të përfshirë në hetim dhe një numër biznesesh. /GazetaSinjali/