Edhe pse partitë opozitare nuk ju bashkuan PSD-së në protestën e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë, ndryshe vepruan disa deputetë.
Në protestën e sotme është parë edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Në këtë protestë morën pjesë edhe dy anëtarë të PDK-së, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.
Kurse, AAK-ja në anën tjetër gjatë ditës së djeshme thanë se nuk janë pjesë e organizimit të kësaj proteste.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhej në njoftimin për media të AAK-së. /GazetaSinjali/