image Përveç ndihmës sekretares amerikane, edhe Gabriel Escobar vjen në Kosovë - takohet me Kurtin

Politikë

Përveç ndihmës sekretares amerikane, edhe Gabriel Escobar vjen në Kosovë – takohet me Kurtin

news image

Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti sot në orën 18:00, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Përveç Escobarit, Kosovën do ta vizitojë edhe ndihmës sekretarja amerikane, Karen Donfried.

Pas takimit, ata do të dalin në një konferencë për media.

Kujtojmë që javën e kaluar, takimi mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar.

/GazetaSinjali/