image Përurohet ura e vendosur nga FSK-ja në Hajnoc të Kamenicës

Kosovë

Përurohet ura e vendosur nga FSK-ja në Hajnoc të Kamenicës

news image

Është përuruar ura e vendosur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Hajnoc të Kamenicës, pas shembjes që kishte pësuar muajin e kaluar, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Përurimi i saj u vlerësua si një ditë e veçantë që do t’i lidhë dhe afrojë banorët e kësaj ane.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke u shprehur falënderues ndaj FSK-së, tha se operacionet e tyre si gjithherë po bëjnë krenar të gjithë.

Sot është në ditë e veçantë ku po inaugurojmë këtë urë të ndërtuar nga FSK-ja. Jemi shumë falënderues ndaj secilit që ishte në këtë proces. Ky operacion emergjent për t’i mundësuar një pjesë të qytetarëve tanë të lëvizin dhe komunikojnë lirshëm me pjesën tjetër të komunës është vet treguesi i nevojës së urave. Vetëm të lidhur dhe bashkuar mundemi. Si gjithherë operacionet e FSK-së na bëjnë krenarë, këtë herë edhe më shumë sepse reaguam ndaj një fatkeqësie natyrore me shpejtësi për të rikthyer komunikimin në fshatra, fëmijëve, pleqve të sëmurëve të gjithëve pa dallim”, tha ai, njofton kosovapress.

Ndërkohë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se vendosja e saj pasqyron vlerat e humanitetit dhe solidaritetit të ushtarëve të FSK-së.

“Jemi së bashku sot të shënojmë përfundimin me sukses të projektit për vendosjen e urës lëvizëse në komunën e Kamenicës. Urat gjithmonë lidhin dhe afrojnë njerëzit. Në këtë ngjarje që shënojmë sot përveç detyrës për t’i shërbyer atdheut, që ushtarët tanë e kanë në çdo ditë po i lidhin përherë e më shumë me qytetarët tanë, duke i thënë siguri secilit prej tyre. Pavarësisht çdo rrethane ushtarët e FSK-së janë gjithmonë pranë tyre. Vërshimet shkaktuan dëme materiale, por sot në këtë ngjarje po pasqyrojmë vlerat më të larta që i kundërvihen kësaj fatkeqësie. Vlera përfaqësojnë ushtarët tanë, atë të humanitetit dhe solidaritetit me qytetarët tanë”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/