image Përurohet shtatorja e Shën Terezës në Panama

Sociale

Përurohet shtatorja e Shën Terezës në Panama

news image

Sot në Panama, presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, Jose Domingo Ulloa.

Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.

Ndër të tjera, presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës.

Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte.

/GazetaSinjali/