image Personit të vrarë sot në Shkodër më 2001 i kishin vrarë edhe djalin

Shqipëri

Personit të vrarë sot në Shkodër më 2001 i kishin vrarë edhe djalin

news image

21 vite më parë, viktimës së atentatit të sotëm në Shkodër i kanë vrarë të birin.

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushin ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike.

Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit, raporton euronews.al.

Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar.

/GazetaSinjali/