image Personi që u gjet pa shenja jete afër Fakulteti Teknik është një 37-vjeçare

Siguri

Personi që u gjet pa shenja jete afër Fakulteti Teknik është një 37-vjeçare

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak minuta më parë se një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:00 në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se viktima është një grua rreth moshës 37-vjeçare.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç.”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka nisur hetimet për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike.

/GazetaSinjali/