image Personat që u lënduan nga mjetet piroteknike janë të gjithë fëmijë

Kosovë

Viti i Ri/ Personat që u lënduan nga mjetet piroteknike janë të gjithë fëmijë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se janë raportuar 6 lëndime të lehta të fëmijëve si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Në krahasim me vitin e kaluar, IKSHPK thotë se këto raste konsiderohen sporadike por të cilat mund të ishin evituar.

“Janë raportuar 6 lëndime të lehta të cilat në krahasim me vitet e kaluara konsiderohen si raste sporadike, por të cilat kanë mundur të evitohen te fëmijët me një këshillë dhe përkujdesje më të shtuar”, thuhet në deklaratë.

Instituti Kombëtar apeloi sërish për kujdes dhe vetëpërmbajtje në përdorimin e mjeteve piroteknike. /Gazeta Sinjali/