image Personat nën 15-vjeç kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja se të vdesin nga koronavirusi

Botë

Personat nën 15-vjeç kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja se të vdesin nga koronavirusi

news image

Shkencëtarët e univeristetit të Oxford-it dhe atij të Cambridge-it thonë se gjasat që një fëmijë i moshës nën 15-vjeç të vdes nga koronavirusi janë shumë më të vogla sesa kjo grupmoshë të goditen nga rrufeja.

Këta shkencëtarë janë të mendimit se ky rrezik mund të ndihmojë në imunitetit e kësaj grupmoshe.

Shkencëtarët në fjalë kanë kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë britanike dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e shkollave deri në shtator.

Reagimi i tyre kundër këtij vendimi erdhi pas analizës së të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave të Britanisë e cila tregon se rreziku ndaj fëmijëve nga koronavirusi është habitshëm minimal.

Momentalisht shkalla e vdekjeve për grupmoshën e 5 deri në 14-vjeç në Angli dhe Uells është 1 në 3.5 milionë. Për ata në moshën 5 vjeç është 1 në 1.7 milion.

Sipas shoqatës për parandalimin e aksidenteve në Britani (ROSPA), nga 30 deri 60 persona goditen nga rrufeja çdo vit në Britani, një rrezik për 2.21 milionë njerëz në vit./Gazeta Sinjali/