image Persona të panjohur ia djegin veturën pejanes në ditën e Bajramit

Siguri

Persona të panjohur ia djegin veturën pejanes në ditën e Bajramit

news image

Një femër ka raportuar dje në polici se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së saj.

E njëjta nuk ka arritur ta shuaj zjarrin dhe vetura ka pësuar dëmtime të mëdha.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë:

Pejë 24.05.2020-01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kishin vënë zjarrin veturës së saj të parkuar afër shtëpisë së saj. Viktima pasi ishte informuar se vetura e saj është përfshirë nga zjarri kishte arritur që ta shuaj zjarrin, mirëpo vetura kishte pësuar dëmtime në pjesën e brendshme të saj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Gazeta Sinjali/