image Persona të maskuar tentojnë t'i futen në shtëpi, qytetari tregon në Polici tmerrin e përjetuar

Siguri

Persona të maskuar tentojnë t’i futen në shtëpi, qytetari tregon në Polici tmerrin e përjetuar

news image

Një tentim i frikshëm për grabitje ka ndodhur dje rreth dy orë e gjysmë pas mesnate në Istog.

Qytetari ka rarportuar në Polici se dy persona të maskuar janë futur në oborr dhe kanë tentuar ta hapin derën e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se të dyshuarit ishin larguar pasi s’kishin mundur të futen brenda.

“Istog 09.08.2020 – 02:30. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të maskuar (njëri i armatosur), janë futur në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë tentuar të hapin derën e shtëpisë. Sipas viktimës, të dyshuarit pasi nuk kanë mundur të hapin derën janë larguar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali