image Përshkallëzohet situata mes Fifit dhe Semit për shkopin e drurit

Bota e Yjeve

Përshkallëzohet situata mes Fifit dhe Semit për shkopin e drurit

news image

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

Kjo e fundit që prej më shumë se dy ditësh mban në duar një shkop, simbol i cili i paralajmëron banorët se do të dënohen prej saj nëse gabojnë.

‘’Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’, i tha Semi e revoltuar Fifit.

Nga ana tjetër edhe Fifi e bezdisur nga ky argument i Semit tha: Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi.

Debati u shoqërua me tonë të larta zëri, gjë e cila i shqetësoi dhe banorët e tjerë.

‘’Ule zërin dhe flasim si njërëzit, nuk është nevoja të bërtasësh’’, i tha Kledi Fifit.

/GazetaSinjali/