Mëngjesin e sotëm, Moska ka lëshuar një paralajmërim për Perëndimin, për përfshirjen e tij në konfliktin ukrainas. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, ka thënë se Rusia do të marrë kundërmasat e duhura në përgjigje të “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën.
“Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytetet e tjera perëndimore”, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov nga agjencia e lajmeve RIA, transmeton Reuters.
Ukraina tha të hënën se duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore pas sulmeve më të mëdha ajrore të Rusisë ndaj qyteteve që nga fillimi i luftës, si hakmarrje për atë që Moska e quajti një sulm ukrainas në një urë strategjike në Krime.
Presidenti i SHBA Joe Biden premtoi të sigurojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe Pentagoni tha më 27 shtator se do të fillonte dërgimin e Sistemit të Avancuar Kombëtar të Raketave Sipërfaqe-Ajër gjatë dy muajve të ardhshëm ose më shumë.
Biden dhe udhëheqësit e G7-tës do të mbajnë një takim virtual të martën për të diskutuar angazhimin e tyre për të mbështetur Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë.