image Përsëri probleme me shitjen e biletave Kosovë-Angli – brenda disa sekondave nuk ka asnjë biletë

Futboll

Sport/ Përsëri probleme me shitjen e biletave Kosovë-Angli – brenda disa sekondave nuk ka asnjë biletë

news image

Brenda pak sekondave janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së dielës ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Në fakt është mjaftë e çuditshme nëse biletat janë shitur brenda sekondave apo kishin qenë të shitura më parë.

Ajo që merret vesh është se në dispozicion kanë qenë biletat vetëm në pjesën  jugore pasi që për pjesët e tjera duket se ishin shitur më herët.

Po ashtu ueb faqja tiks.app ka pasur përsëri probleme duke qenë shumë e vështirë që të futet në të. Në momentin që keni shkruar e-mailin dhe fjalëkalimin, nuk ka pasur fare opsion për ta hapur llogarinë./Gazeta Sinjali/