Portieri i Përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muriçi dhe ylli i Anglisë Raheem Sterling, kanë raporte shumë të mira shoqërore mes vete.
Që të dy janë në skuadrën e njëjë te kampioni i Ligës Premier, Manchester City. Anipse Muriçi është huazuar në Championship te Nottingham Forest, ata kanë vashduar raportet e mira në mes vete.
Kjo u pa edhe mbrëmë në Southampton, ku u zhvillua ndeshja Angli-Kosovë.
Gjatë ndeshjes, Sterling lëshoi një rast, por në ngushëllim i doli pikërisht portieri i Kosovës, Muriqi, i cili e përqafoi atë duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.
Në fund të ndeshjes dyshja përshëndetën njëri-tjetrin, ndërsa Sterling e ngacmoi paksa, duke i përkujtuar atij se i ka shënuar gol me kokë.
Muriçi dhe Sterling u panë edhe në tunelin e stadiumit teksa shkëmbyen fanellat.