Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, e ka humbur qetësinë te skuadra franceze.
Ai ka reaguar shumë ashpër ndaj trajnerit Thomas Tuchel në momentin që ky i fundit nuk e ka preferuar si titullar për takimin ndaj Dortmundit.
Argjentinasi ka thyer disa karrige dhe ka qenë shumë i mërzitur. Ai nuk zbriti në fushë për asnjë moment dhe gjatë rrugës së kthimit ka folur shumë pak dhe me shokët e ekipit, transmeton Gazeta Sinjali.
Icardi me këtë reagim ka vijuar reagimet e ngjashme si Mbappe dhe Neymar pas zëvendësimeve në fushën e lojës.
Lojtari duket se nuk është më aq i paprekshëm sa ishte në fillim të sezonit. /Gazeta Sinjali/