image Përplasje ndërmjet Dakës dhe përfaqësuesve të VV-së në KQZ

Kosovë

Përplasje ndërmjet Dakës dhe përfaqësuesve të VV-së në KQZ

news image

Në mbledhjen e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se rekomandimi i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve do të vendoset në votim, megjithatë ajo ka thënë se do të votojnë për secilën parti veç e veç.

Daka ka thënë se KQZ asnjëherë nuk kanë votuar në paketë.

Do të votojmë për secilën listë veç e veç. Rekomandimin e kemi dhe do të votojmë për secilën parti”, ka thënë Daka.

Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetaren e Komisionit edhe për selektim të partive.

Ai tha se Daka po mundohet të eliminojë parti e lista, bashkë me PDK-në e LDK-në.

Ky është selektimi negativ që po bën kryetarja për të eliminuar parti dhe lista të caktuara. Këtë po e bën me LDK-në dhe PDK-në”, tha ai në mbledhjen e KQZ-së.

Në këtë mbledhje do të votohet për kandidatët që kanë problem me ligjin dhe që nuk do të mund të garojnë për deputetë në zgjedhje

/GazetaSinjali/