image Përplasje mes Gaxherrit të LDK-së e Rexhajt të VV-së

Kosovë

Përplasje mes Gaxherrit të LDK-së e Rexhajt të VV-së

news image

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës  është përplasur me Arbër Rexhajn e Vetëvendosjes pasi ky i fundit ka përmendur fyerjet ndaj Saranda Bogujevcit.

Rexhaj e ka akuzuar në Prime time, Gaxherrin se Driton Selmanaj nga partia e LDK-së, e kishte fyer Saranda Bogujevcin, ndërsa pas kësaj akuze ka reaguar ashpër Gaxherri.

Boll e përdorët Saranda Bogujevcin, çdo familje në Kosovë e ka nga një Sarandë”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofenduar familjarët e të zhdukurve në Kosovë, kur në qeverinë e tyre kanë emëruar persona që kanë pasur zyre pune në Beograd, duke aluduar kështu në Haki Abazin.

Përplasje ka pasur edhe kur Rexhaj ia ka përmendur Gaxherrit, se këta të fundit viktimizohen “me vrasjet e pasluftës të zyrtarëve të LDK-së”.

Gaxherri e ka akuzuar VV-në duke thënë se asnjëherë, nuk kanë bërë asgjë për të mirën e shtetit të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/